Putin pranon propozimin e Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë, por…

Putin pranon propozimin e Trump për armëpushim 30-ditor në Ukrainë, por…

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar për herë të parë për marrëveshjen SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor duke falenderuar Presidentin amerikan Donald Trump që i ka kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështjeje.
Sipas mediave të huaja, më tej Putin tha se është dakord me propozimin për armëpushim, por theksoi se duhet të jetë një paqe e qëndrueshme.
“Ne pajtohemi me propozimin për ndërprerjen e armiqësive, por ai duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të heqë shkaqet themelore të kësaj krize,” tha Putin.
Presidenti rus foli gjithashtu për vizitën e tij në rajonin e Kurskut. Ai tha se situata atje është plotësisht nën kontrollin e Rusisë. Ai shtoi ndër të tjera se kontrolli nga forcat ukrainase “ka humbur” në Kursk, duke thënë se pajisjet e tyre janë “braktisur”.
Si rrjedhojë sipas presidentit rus, “do të ishte mirë” që Ukraina të arrinte armëpushim 30-ditor, duke thënë se “ne jemi pro”. Putini tha se është dakord që t’i jepet fund konfliktit me Ukrainën, por me mjete paqësore.
Ai u shpreh i hapur për të zhvilluar telefonatë  me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për të diskutuar më shumë rreth propozimit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente