
Prokurorët belgë hetojnë korrupsionin në Parlamentin Europian! Raportohet për arrestime
👁1449
Prokurorët belgë kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me korrupsionin në Parlamentin Evropian, duke arrestuar disa individë dhe kryer 21 kontrolle në Belgjikë, Flandër dhe Portugali.
Hetimi përfshin akuzat për korrupsion aktiv, falsifikim dhe përdorim të dokumenteve false që dyshohet të kenë ndodhur që nga viti 2021.
Prokurorët kanë theksuar se këto veprime janë kryer nën maskën e lobimit dhe shpërblimeve të ndryshme për favorizime politike dhe materiale.
Hetimi po synon të zbulojë gjithashtu mundësitë e pastrimit të parave, me sekuestrimin e dokumenteve dhe pajisjeve të ndryshme
Burimi