Polonia e Lewandowskit, e para kombëtare që eliminohet nga Europiani

Polonia e Lewandowskit, e para kombëtare që eliminohet nga Europiani

Polonia është eliminuar nga Europiani i Gjermanisë, duke u bërë kështu e para kombëtare që largohet nga ky kompeticion.
Disfata me Austrinë dhe barazimi i Holandës me Francën, kanë bërë të mundur eliminimin matematikisht të Polonisë nga gara.
Kështu “thyhet” përfundimisht ëndrra E Robert Lewandowskit për të fituar një trofe me kombëtaren, me Europianin që ishte shansi i fundit për ta bërë këtë gjë.
Në ndeshjet e treta në këtë grup Holanda luan me Austrinë dhe Franca me Poloninë. Ndërkohë po sot Austria mundi 1-3 Poloninë dhe pas barazimit në ndeshjen e Leipzigut, polakët janë jashtë Euro 2024 duke u bërë ekipi i parë që eliminohet. Veç tyre, këtë pasdite Ukraina fitoi 2-1 me Sllovakinë për Grupin E.
Burimi