Plagosja e 26-vjeçarit në Laç! Gjykata jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit

Plagosja e 26-vjeçarit në Laç! Gjykata jep masën e sigurisë për dy të arrestuarit

Dy personat e arrestuar pas të shtënave me arme ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në qytetin e Laçit, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”.
Ndërsa xhaxhai i tij Gjin Buraku, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri  një 26-vjeçar u la i lirë kundrejt garancisë pasurore si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente