
Përplasi disa herë në tokë foshnjën 5 muajshe/ Nis hetimi për nënën e alkoolizuar në Vlorë
👁516
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Vlorë, ku një 37-vjeçare rrezikoi jetën e foshnjës së saj 5-muajshe, duke e përplasur disa herë në tokë.
Mësohet se policia ka nisur procedimi penal për nënën e alkoolizuar që u kap duke keqtrajtuar foshnjën. Ngjarja ka ndodhur më datë 14 mars në lagjen “Pavarësia”. Në njoftimin e policisë thuhet se i mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë.
Nis procedimi për shtetasen H. L., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi më datë 14.03.2025, dyshohet se ka keqtrajtuar foshnjën e saj 5 muajsh. I mituri ndodhet në kujdesin e shërbimeve të qendrës sociale në Vlorë, ndërkohë që punohet për trajtimin e mëtejshëm të rastit”, thuhet në njoftim.
Burimi