Përmbytje apokaliptike, dhjetëra viktima dhe të zhvendosur në Bangladesh

Përmbytje apokaliptike, dhjetëra viktima dhe të zhvendosur në Bangladesh

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e përmbytjeve apokaliptike që kanë goditur Bangladeshin.
Raportohet se të paktën 4.5 milionë persona janë prekur nga vërshimet e ujit, teksa dëmet janë kolosale.
Ministria për Përballimin e Emergjencave bën me dije se situata është tepër e vështirë në 11 nga 64 distriktet që ka vendi.
Kjo fatkeqësi natyrore e goditi Bangladeshin disa javë pas protestave të dhunshme kundër qeverisë ku humbën jetën 500 persona.
Burimi