
Përgjimet e Veliajt/ Berisha: Redaktori është Rama! Natën i ndërsen kundër Skapit, ditën i mbron
Në prononcim për mediat jashtë dyerve të SPAK, Sali Berisha foli edhe përgjimet e Erion Veliajt në burg, ku përmendet “Redaktori”, nga i cili duhet të kalojnë shkrimet ku goditen prokurori Ols Dado dhe gjyqtari Erion Bani, para se të publikohen në media.
Berisha tha se “Redaktori” është vetë Edi Rama, i cili sipas tij, natën ndërsen mediat kundër SPAK-ut, ndërsa ditën sulmonte Etjen Xhafajn se guxove të sulmonte SPAK-un.
“Tani, siç e don dhe transparenca, me të drejtë prisni t’u rrëfej se çfarë gjeta aty brenda, çfarë kishte në sallat dhe korridoret e Skapit të partisë. Sot, aty takova Redaktorin. Redaktori është një person, të cilin mediat e censuruan. Mediat dëshmuan se Erion Veliaj, Lal Vjedhësi, në telefonatat e tij të panumërta, i jepte të vëllait porosi për Mjero Bazen, për Bolinon, për Yzeirin e të tjerë. Por atë që u fshehën mediat ju, ua them unë.
Në urdhëresat dhe udhëzimet e tij ishte një shumë e veçantë. Për këtë çështje, thoshte, do pyetet Redaktori. Kjo çështje nuk do dalë pa u pyetur Redaktori. Tani, do thoni ju, cili ishte Redaktori. Redaktori ishte Edi Rama. Dëgjojeni miq se çfarë Jagoje i paskrupullt është. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu? Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit. Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar. Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë… Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret.” – tha Berisha.
Burimi