
Përfundojnë në spital 6 punonjëse të “Rossmann & Lala”, dyshohet se u asfiksuan në magazinën e paketimit
Gjashtë punonjëse të kompanisë “Rossman & Lala” kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se janë asfiksuar në magazinat e paketimit që ndodhen në autostradë.
Mësohet se punonjëset e “Rossmann & Lala” nuk janë ndjerë mirë dhe më pas janë paraqitur në spital. Ngjarja ka ndodhur të martën, më 11 mars, në ambientet e kompanisë “Rossman & Lala”, ku ato dyshohet se janë asfiksuar.
Punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar në mëngjes në punë dhe pasi kanë hapur derën kanë ndjerë një aromë të rëndë. Më vonë kanë shfaqur probleme respiratore dhe janë dërguar në një spital privat nga menaxheri i “Rossmann & Lala”. Në bazë të dëshmive të tyre, e njëjta aromë e rëndë është ndjerë edhe disa muaj më parë.
Sipas policisë, ato kanë shfaqur probleme respiratore dhe pas kanë marrë asistencë mjekësore janë larguar në banesa.
“Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore. Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit”, njoftuan blutë.
Ndërkohë po verifikohet nëse magazina përmbushte standardet e sigurisë në punë dhe nëse punonjëset kanë qenë të ekspozuara ndaj gazrave apo kimikateve të rrezikshme për shëndetin.
Burimi