
Pas maqedonasve, një tjetër parti largohet nga koalicioni me PD
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike.
Kryetari i kësaj force politike, Gjet Ndoj ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni që udhëhiqet nga Sali Berisha.
Me gjasë i zhgënjyer nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë, Ndoj ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se Aleanca Arbnore Kombëtare AAK, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Keu i AAK shton se nuk ekziston akoma e djathta ku njerëzit të besonin pa frikë.
“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion. Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”,- thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.
Ditën e djeshme, është tërhequr nga koalicioni me Berishën edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin.
Burimi