
Pas Donald Lu, ikën edhe Yuri Kim/ Trump largon ambasadorët që goditën opozitën shqiptare
Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur të largojë dy ish-ambasadorët që goditën liderin e opozitës shqiptare.
Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu, është larguar nga posti i tij si Asistent Sekretar i Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, me përfundimin e mandatit më 17 janar 2025.
Pas largimit të Donald Lu nga diplomacia amerikane, lajm që është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duket se edhe ish-ambasadorja tjetër e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, ka pësuar të njëjtin fat.
Kim mbante deri pak kohë më parë detyrën e Zëvendës Ndihmës Kryesore të Sekretarit të Shtetit për çështjet Evropiane dhe të Aurazisë, si një diplomate karriere.
Mirëpo në faqen zyrtare të DASH, në këtë departament, së fundmi figurojnë vetëm emrat e Louis L.Bono, Joshua Huck, Sonata Coulter, Christoper Smith, Sharon Hudson-Dean dhe Courtney E. Austrian.
Emri i Kim nuk figuron më në listën e departamentit ku ishte e ngarkuar me detyra më parë.
Gjithashtu emri i saj është hequr bashkë me jetëshkrimin përkatës nga faqja e DASH.
Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Donald Lu do të mbahet mend për heshtjen ndaj kanabizimit që i bëri Edi Rama vendit, madje e cilësoi si një sukses luftën kundër drogës, ndërkohë që raportet nxorrën që Shqipëria ishte mbjellë cep më cep. Po ashtu do të mbahet mend dhe për luftën ndaj peshqëve të mëdhenj, ndërkohë që në rrjetën e drejtësisë nuk ranë as cironkat.
Ndërsa Yuri Kim, do të mbahet mend për sulmin e drejtëpërdrejtë kundër liderit të opozitës Sali Berisha, ku në mënyrën më të hapur kërcënoi shqiptarët se do të hanin bar nëse do të votonin demokratët.
Donald Trump ishte zotuar që në mandatin e tij të parë se do ta luftonte “Deep State”, që ndodhej sipas tij në Departamentin e Shtetit, një strukturë që sipas tij luante në favor të interesave të errëta të disa grupimeve të caktuara influente në qarqet politike dhe ekonomike globale.
Me këtë Trump shënjestronte kryesisht miliarderin George Soros, sipas tij strumbullari i të gjitha vendimmarrjeve të rëndësishme të demokratëve amerikanë.
Burimi