Partia e Maqedonasve kërkon ribërjen e Censusit: U manipulua për llogari të Bullgarisë

Partia e Maqedonasve kërkon ribërjen e Censusit: U manipulua për llogari të Bullgarisë

Të dhënat e publikuara të Censit 2023 kanë dhënë nxjerrë edhe shifrat e minoriteteve shqiptare që jetojnë në vendin tonë. Nga 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë në vendin tonë, 23 485 janë deklaruar minoritarë grekë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i grekëve është ulur krahasuar me vitin 2011, që kemi pasur 24 243 minoritarë grekë në vendin tonë.
Ndërkohë, po të krahasojmë të dhënat e Censit 2023 me atë të vitit 2011 vihet re një përgjysmim i maqedonasve. Sipas rezultateve të Censit 2023, kemi 2281 minoritarë maqedonas, ndërkohë që në 2011 janë deklaruar 5512 minoritarë maqedonas.
Për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar dhe boshnjak, respektivisht në shifrat 7057 bullgarë dhe 2963 boshnjakë. Por, kjo shifër e lartë e minoritetit bullgar ka sjellë akuza për manipulim të të dhënave të Censit nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE).
Në një deklaratë për mediat, kryetari Vasil Steriovski hedh akuza ndaj Bullgarisë se ka ushtruar presin ndaj komunitetit maqedonas që të deklarohen si bullgar me qëllim që të marrin pasaportë bullgare.
“Përpara fillimit të censusit por edhe gjatë censusit në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas, kanë ardhur përfaqësues të institucioneve bullgare të cilat kanë dhuruar ndihma të ndryshme por edhe kanë bërë propaganda banorët të deklarohen bullgar pasi do të pajiseshin me pasaporta bullgare.
Personat e komunitetit maqedonas, të cilat kanë aplikuar për pasaporta bullgare dhe janë në proces për marrjen e pasaportës si para fillimit të censusit ashtu edhe gjatë censusit po kontaktoheshin nga ambasada bullgare dhe nga ndërmjetësuesit e pasaportave të deklarohen bullgar në census përndryshe nuk do të marrin pasaportat. Në terren në zonat ku jetonte komuniteti maqedonas po bëheshe fushatë të deklarohen bullgarë dhe pasi të deklarohen do të kishin mundësi të marrin vërtetim nga bashkitë se janë deklaruar bullgarë dhe menjëherë do të merrnin pasaportën bullgare.
Shtetasit shqiptar kanë marrë pasaporta bullgare dhe kanë paguar mijëra euro për atë pasaportë sepse është pasaportë evropiane dhe jo se janë bullgarë dhe me atë pasaportë mund të shfrytëzojnë privilegjet e Bashkimit Evropian”, thotë ai në deklaratë.
Ndërkohë, 2459 persona janë deklaruar si pjesë e minoritetit arumun, ndërkohë që në vitin 2011 janë deklaruar 8266. Malazezë 511, egjiptianë 12 357, romë 9813, 3798 tjetër grup etno-kulturor, 77 grup etno-kulturor i përzier. 13 570 kanë preferuar të mos përgjigjen dhe për 134 451 nuk disponohen të dhënat.
Burimi