Parashikimet për Beratin/ Rama shpall fitoren para zgjedhjeve: Triumfojmë 5-1. Meta: Fiton opozita 4-3

Parashikimet për Beratin/ Rama shpall fitoren para zgjedhjeve: Triumfojmë 5-1. Meta: Fiton opozita 4-3

Kryeministri Edi Rama parashikoi një rezultat ambicioz në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për Qarkun e Beratit, nga ku foli për një fitore të thellë të PS.
Në një takim me kandidatët e PS për deputetë në këtë qark këtë të martë, duke iu referuar pozicionit të PS, e pesta në listën e zgjedhjeve, Rama tha: “Ajo pesa më pëlqeu shumë se është 5 me 1”.
Kështu, kryeqeveritari parashikoi fitimin e pesë mandateve në Berat nga PS dhe 1 nga opozita, duke mos folur për pritshmërinë e tij se cila forcë politike do ta fitojë mandatin tjetër.
Qarku Berat ka gjithsej 7 mandate. Në parlamentaret e kaluara, PS fitoi 5 mandate dhe nga 1 PD e LSI, që garuan të ndara.
Duket se Rama synon që në Berat të përsërisë të njëjtin rezultat duke çuar në Kuvend pesë deputetë nga ky qark.
Ndërsa në rang kombëtar, Rama parashikoi rritje me rreth 200 mijë vota. “Nga 800 mijë që ishin, në gati 1 milion do shkojmë bashkë me emigrantët”, tha ai.
Opozita megjithatë, ka pritshmëri të tjera. Kreu i PL-së, Ilir Meta, në një intervistë të publikuar në media një ditë më parë, shprehu bindjen se në Berat rezultati pas zgjedhjeve të 11 Majit do të jetë në favor të koalicionit opozitar të udhëhequr nga PD (pjesë e së cilës është edhe partia e Lirisë).
“Nga 5 – 2, ky qark do të shkojë 4 – 3 për opozitën”, ishte prognoza e Metës.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente