Njëri hidhet nga kati i katërt, tjetri bie aksidentalisht/ Një i vdekur dhe një i plagosur në Tiranë
Një person ka humbur jetën në kryeqytet orët e para të mëngjesit pas rënies nga lartësia, ndërsa një tjetër është plagosur.
Rasti i parë, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 00:40, në Rrugën e Dajtit. “Dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi rreth 10 metra, në banesën e tij, shtetasi A.T., 63 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.
Për rastin e dytë, të njëjtat burime shtuna se “rreth orës 01:00, në rrugën ‘Margarita Tutulani’, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të rasteve, shtoi policia.
Burimi