
Një i mituri largohet nga ‘Shtëpia e Fëmijës’ në Shkodër, nisin kërkimet për gjetjen e tij
👁1047
Një i mitur është larguar nga Shtëpia e Fëmijës në Shkodër.
Kallëzimi në polici është bërë nga përgjegjësja e Shtëpisë së Fëmijës.
16-vjeçari rezulton i humbur që më datë 10 mars. Në njoftimin e uniformave blu theksohet se po punohet për gjetjen e adoleshentit.
“Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja me iniciale M. B., 38 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në Shtëpinë e Fëmijës, se me datë 10.03.2025, është larguar nga kjo qendër, 16-vjeçar. Punohet për gjetjen e të miturit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Burimi