![”Nga 1 nëntori rritet çmimi i bukës”, PL: Qeveria ngre çmimin e energjisë për furrat](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/nga-1-nentori-rritet-cmimi-i-bukes-pl-qeveria-ngre-cmimin-e-energjise-per-furrat_66fd849e2c172.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
”Nga 1 nëntori rritet çmimi i bukës”, PL: Qeveria ngre çmimin e energjisë për furrat
Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se nga 1 nëntori çmimi bukës do rritet me 15% dhe se me rritjen e re, një bukë që kushton 100 lekë, pensionistët do ta blejnë 115 lekë.
Postimi i Xhixhos:
Nga 1 nëntori, çmimi i bukës rritet me 15%.
Secili prej nesh do të paguajnë 15% më shumë për të blerë një bukë për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit.
Me rritjen e re, një bukë që kushton 100 lekë, pensionistët do ta blejnë 115 lekë.
Pra, në tryezat e pensionistëve nuk shtohet asgjë. Rritja reale është pothuajse zero.
Atë lemoshe që ua dha me njërën dorë, qeveria po ua merr me tjetrën.
Kjo është tallje e hapur me rreth 800 mijë pensionistë që kanë punuar dhe kontribuar një jetë për këtë vend.
Ky është mashtrimi i radhës i një qeverie që mendon se mund të blejë votën e pensionistëve me propagandë boshe.
gijotina.com/
Burimi