Ndryshime në qeveri, lirohen nga detyra dy zëvendësministra, bëhen ambasadorë

Ndryshime në qeveri, lirohen nga detyra dy zëvendësministra, bëhen ambasadorë

Këshilli i Ministrave vendosi sot që Besart Kadia, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, të lirohet nga kjo detyrë.
Po ashtu, Artemis Malo, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.
Dy zëvendës ministra të Ministrisë së Jashtme Besart Kadia dhe Artemis Malo do të largohen nga detyra në këtë dikaster për tu emëruar ambasadorë.
Pas kësaj Besart Kadia është emëruar ambasador në Azerbajxhan. Ndërsa Artemis Malo, nga zëvendës ministre e Jashtme është emëruar ambasadore në Kanada.
gijotina.com/
Burimi