Muslim Murrizi del nga Prokuroria e Posaçme: SPAK ka kryer punë me mua, radhën e ka…

Muslim Murrizi del nga Prokuroria e Posaçme: SPAK ka kryer punë me mua, radhën e ka…

Kandidati për deputet për Partinë Demokratike, Muslim Murrizi deklaroi për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, se për çfarë ishte thirrur në institucionin e drejtësisë.
Ai tha se në SPAK ishte thirrur si një nga 5 milionë shqiptarët, pa dhënë detaje të tjera.
Murrizi tha se do të merret vesh shpejt pse u paraqit, por ku gazetarët e pyetën nëse ishte thirrur për ndonjë hetim, Murrizi u shpreh duke thënë se “SPAK ka kryer punë me Myslimin, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë”.
Ai solli në vëmendje me nota humori edhe kohën kur prokurori aktual i SPAK-ut, Arben Kraja, thirri në Gjykatë për të dëshmuar banorët e një fshati në Berat.
Pjesë nga prononcimi për media:
-Për çfarë u thirrët?
Murrizi: Do ta merrni vesh më vonë. E dini ju çfarë denoncimesh
-Ishit si kallëzues, apo në kuadër të një hetimi?
Murrizi: SPAK ka kryer punë me Myslimin, bashkë me prokuroritë e Shqipërisë. Më kanë hetuar 10 muaj rresh nga një grusht fëlliqësirash të policisë së shtetit. Por kur nuk ka të bëjë me këtë.
-Nga kush prokuror u pritet?
Murrizi: Nuk i njoh këta të të ndërmarrjes së SPAK. Oficeri më shoqëroi te një prokuror që nuk e di… nuk ia mora kartën e ID se nuk as vetë nuk e kisha.
-Kishit ndonjë material shtesë, apo dhatë deklarime?
Murrizi: Unë hyra me duar në xhepa. Materialet shtesë janë këta që hyjnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë, nuk kam nevojë për letra.
-Ka të bëjë me qëndrimet tuaja publike, funksionet?
Murrizi: Jo jo! Qëndrimet do t’i bëj prapë unë, nuk ka kush më ndalon
-Po për çfarë u thirrët?
Murrizi: Si një nga 3800 mijë votuesit dhe një nga 5 milionë shqiptarë
-Jo të gjithë mund të shkojnë në SPAK.
Murrizi: Edhe çudi të shkojnë të gjithë nuk është. E mbani mend Krajën kur thirri Bektashin me 250 katundarë, ka korrë apo s’ka korrë fshati me autokombajnë. Një fshat e mbaroi Kraja. Kështu që, avash avash besoj do të vijnë edhe fshatrat e tjerë.
-Për çfarë fshati ishit ju sot?
Murrizi: Pyesni Krajën, kur të dalë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente