“Mos ia kthe shpinën Kirasit”/ Bisedat mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit një ditë para vrasjes së Fatbardh Licit

“Mos ia kthe shpinën Kirasit”/ Bisedat mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit një ditë para vrasjes së Fatbardh Licit

13 janarin e 2018 Shkodra do të tronditej nga një shpërthim me tritol. Ngjarja la pas 8 të plagosur dhe dëme të shumta materiale duke krijuar një skenë krimi që i ngjante një atentati terrorist.
Nuk kaloi shumë kohë për të kuptuar se objektiv i autorëve ishte Lulzim Kulla, një personazh i rëndësishme dhe i konsideruar “i fortë”, në qytetin e Shkodrës me shumë dritë-hije.
Një motorçikletë bombë e lënë në afërsi të makinës së Kullës shpërtheu në lagjen Rus, në afërsi të një tregu në mes të ditës dhe në kulmin e lëvizjeve.Policia arriti të identifikojë tre persona nga qyteti i Elbasanit si autor të kësaj ngjarje, të cilët nuk i lidhte asgjë me objektivin e tyre. Por disa vite me vone do të kuptohej se cilët ishin dhe çfarë përfaqësonin.
Drejtori i policisë së Shkodrës në atë kohë, Gjovalin Loka tha se në kuadër të operacionit “Together” u arrestuan Endri Çopja, Argel Lulja dhe Serxho Teta të tre nga Elbasani.Me këtë ngjarje u konfirmua edhe marrëdhëniet që kishin grupet kriminale nga qytete të ndryshme të vendit të cilët i bënin ndere njëri-tjetrit.
Nga kjo ditë e më pas Shkodra do të përfshihej në një spirale ngjarjesh të rënda kriminale që kanë lënë të vdekur  më shumë se 10 persona të vrarë.Ndërsa institucionet në krahun tjetër përgjatë këtyre viteve kanë bërë sehir, duke e lënë kryeqendrën e veriut , një arenë mes grupeve kriminale që eliminonin njëri-tjetrin.
Në 15 korrik të 2018, Shkodra tronditet nga një tjetër vrasje e dyfishtë. Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci u vranë poshtë banesës së tyre. Ata ishin prindër të një fëmije vetëm disa muajsh dhe që ishte në mjet me ta kur u vranë.Kjo u konsiderua një humbje shumë e madhe për Behar Bajrin pasi çifti konsideroheshin të rëndësishme për grupin e tij dhe për më tepër kishte ardhur kohë që të reagonin.
Behar Bajri kishte dyshimi se çifti ishte vrarë nga Ibrahim Lici, i cili ishte kumbari i njërit prej fëmijëve të tij dhe e kishte të vështirë që të përfshihej direkt vetë në këtë hakmarrje.Dukja në publik se me fisin Lici në publik kishin këtë marrëdhënie të konsoliduar miqësie, nuk mund të prishej direkt nga  Behar Bajrit dhe për këtë duhej të krijohej një konflikt i ri në qytet.
Personin që ishte pikasuar nga ai ishte Astmer Bilali, i cili deri pak kohë më parë kishte qenë një lidhje shumë e ngushte e Ibrahim Licit dhe miqësia e tyre ishte e njohur në Shkodër.Pas vrasjes së Boran Bërçanës dhe Silvi Ndocit Ibrahim Lici ka qenë në përgjim nga prokuroria e Shkodrës e cila në atë kohë po hetonte këtë ngjarje të rëndë. Gjithashtu në përgjim kanë qenë dhe numrat që përdoreshin nga Behar e Safet Bajri si dhe Astmer Bilali.
Grupi hetimor ka arritur të përgjojë disa biseda mes Ibrahim Licit dhe Behar Bajrit të cilët njeri-tjetrit i drejtohen me fjalën kumbar, por duket tensioni që është mes të dyve.Bisedat zhvillohen në datat 8 dhe  9 gusht të vitit 2018, ndërsa Fatbardh Lici, xhaxhai i Ibrahimit u vra në datën 10 gusht.
Biseda është shumë e rëndësishme për grupin hetimor pasi Behar Bajri është shumë i interesuar që të krijojë një konflikt mes Astmer Bilalit dhe Ibrahim Licit që dikur kishin qenë shokë. Behari nga ana tjetër e telefonit i thotë që as ai nuk e ka mik Astmerin. Gjatë bisedës Bajri i kërkon Licit që ti tregojë se si kishte vjedhur 3 rika Astmer Bilai te shtëpia e Arjan Zogajt. E gjithë biseda mes tyre zhvillohet në opsionin e “viva voce”, e cila dëgjohej nga persona të tjerë.
Behari: O kumar!
Ibrahimi: Hë mor kumar.
Behari: O kumar, m’a thuj kur ja ka vjellë Arjanit rikat.
Ibrahimi: Ktij ja ka vjell, ja ka q.. nënë p… ka ka herë i ka kalu një mur nja 10 metra lart a nja njëzet metra, ja ka vjell rikat Behar, ai bir k….
Në këtë moment sqaron prokuroria në sfond dëgjohet një zile telefoni dhe Ibrahim Lici dyshon se biseda mes të dyve po dëgjohet edhe nga persona të tjera. I vetëdijshëm se kishte rënë pre e një intrige ai i thotë Beharit
Ibrahimi: E fute intrigën itash. Është 100%, por për me e fut t’a thashë mos çaj kryet thuaja dhe Astmerit dhe Arjanit.
Behari: Unë Astmerin nuk e kam shok vlla. Unë me Arjanin jam rrit.
Ibrahimi: Po s’ka lidhje s’e ke shok, e fut ti atë, shok apo shok nuk i ke asnjeni ti shok ata, dhe njërit dhe tjetrit ja thua ti të dyve.
Behar: Unë Arjanin e kam shok.
Ibrahimi: E di mo, e di që e ke shok..
Ibrahim: Po rikat pash zotin, nja dy rika jeshile, po ça kan ken, e di 
Arjani shumë mirë atë punë, po dyshon Arjani dhe te ky dhe te dikush tjetër, po ky ja vjedh po ky.
Behari: E pyeta a të ka hup noj rike. Po më tha, para nja katër vjetësh.
Ibrahim: Po bravo, njashtu ka qenë.
Behari: Po jo në shtëpi time po diku tjetër.
Ibrahimi: Po ta tijat ça di unë ka kapërcyer një mur të lartë, kam hek keq me e kaprcy. Dyshonte te Sidriti, jo te Astmeri. 
Biseda mes dy kumbarëve është e gjatë dhe Ibrahim Lici krijon bindjes se konflikti është shumë afër dhe I thotë Behar bajrit se e ka kuptuar se ka bërë lëmsh gjëra, por e siguron se ai është I përgatitur për këtë gjë.
Ibrahimi: A e fute lomshin,se lomshe dona. Mos e ça kryt, se lomshe dona.
Behari: Jo,jo
Ibrahimi:Po është gjë e vogël kjo se çfarë po i bën Arjanit se i ka vjedh dy rika, po ulen e po pijnë kafe, se kanë interesa të përbashkëta, s’prishen kollaj.
Behari: Po për krye të nënës nuk kam punë lomshi.
Ibrahimi: Po kan interesa, nuk prishen për dy rika. Kanë interesa të perbashkëta. I kan dhënë informacione njëri – tjetrit, njeni ai e tjetri ky janë bo shok, nuk është se prishen për dy rika, është gjë e vogël.
Behari: Shokë nuk janë po…
Ibrahimi: Janë. Të kam thënë unë ty, të kam thënë kur shkojn njerzit te prifti rrëfehen mekatesh, rrefehen gjithçfarë ka dhe zënë shok të ri.
Behari: Jo mo kumar, jo mor kumar.
Ibrahimi: E di kumara mirë ku pikon çatia, i njeh kumara carangat dhe mushkonjat, i njeh mirë.
Behari: S’di gjë në këto punë.
Ibrahimi: E çfarë të thotë kumara i ke të sakta.
Behari: Kurse shoku jot ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër .
Ibrahimi: Qesh. A e di çfarë ka kenë ai. Unë e kam dasht fort prapë.
Behari: Ka qenë gjarpër uji, është bërë gjarpër toke, i është forcu helmi.
Ibrahimi: Gjarpër e kam bërë unë mor kumar. Ai kurr s’mund me kafshu mu. Është shumё i vogël. Jo mor kumar, nja qa sa të kashon ty Daku, nja ty me u prish me ty nja aq sa te kafshon ty, ai dhe kushdo në Shkodër.
Behari: Jo mor jo.
Ibrahimi: Ku kan me zenë mua, ah po me m’thir për kafe nuk i shkoj. A me thir për noj muzikë nuk i shkoj kujt kumar se nuk i dihet.
Nga mënyra se si flet Ibrahim Lici duke se ai ruhet dhe shumicën e ftesave për kafe dhe për të dalë i refuzon pasi nuk i dihet çfarë mund të ndodhë. Në bisedën më poshtë Behar Bajri i jep një këshilli kumbarit të fëmijës së tij duke i thënë që mos t’ja kthej shpinë Kirasit, lagjes së fisit Lici, një territor i kontrolluar me detaje nga ata. Ditën tjetër në këtë lagje do të ekzekutohej Fatbardh Lici në kohën kur po pinte kafen e mëngjesit.
Behari: Mos i shko kujt kumar dhe mos ja kthe shpinën Kirasit.
Ibrahimi: E nëpër kafe e nëpër shpija, nuk i shkoj kujt për kafe, se aty nuk ka gjë në dorë kumara.
Behari: Jo normal, për mua u befsh 100 vjeç kumar.
Ibrahimi: E ti për mua se jam kumara e djalit tat.
Behari: Kam qef me ndje mirë për ty, por janë disa njerëz që janë gjarpër uji bëhen gjarpër toke, u forcohet helmi. Nuk kam gjë tjetër me të thënë o kumar.
Ibrahimi: E di mor kumar, po nuk ka brum mor kumar. Duhet me pas n’rrënjë. A ke ni, dardha me ranë nën dardhë, a kupton, a ka helm Bal Bilali? Nuk ka ku e mer helmin, ka noj vagabond gjashtëmujor e u rrah me noj në boks, me u rrah me noj një në grusht mа tepër nuk përbën kush kërcënim për mua kumar.
Behari: Nuk është shoku im.
Ibrahimi: E di sa shok e ke.
Behari: Jo nuk është shoku im për mu.
Ibrahimi: E ke pas nja dy javë apo nja tre javë se ke ardh me m’a lëvdu kumar se ma kë lëvdu pak si tepër.
Behari: Normale ka qef ropi me i dit, kam pas dash me dit disa gjëna.
Ibrahimi: Ke pas shok disa ditë, se m’a ka lëvdu pak si tepër, po tash ka ndërru mendim kumara unë kam pas ndryshu mendim dhe ja kam thënë atë ditë te shpia ime kur të thashë ty me m’a thirr. Kam detyrime për ty dhe s’kam keq me ty njate ja kam kallzu, se ai ka mendu se unë di pak për të, por ka gabu se unë di më shumë për të po ja kam kallzu që s’kam keq me ty, nji kaq, pse nuk kam keq. Kam hangër bukë me të. Kam detyrime për të dhe është shumë i vogël me përbë rrezik për mua, për nji këta gjona mos ke ken njëra nga këta trija gjëra do t’ja kisha thënë noj gjë tjetër.
Behari: A po ma nigjo një fjalë.
Ibrahimi: E kuptoj.
Behari: Qeni ja q.. ropt atij se nuk e kam shok.
Sipas Prokurorisë qëllimi i këtyre bisedave është krijimi i një konflikti mes Astmer Bialit dhe Ibrahim Licit dhe pasi ky i fundit kupton që biseda po dëgjohet edhe nga të tjerë persona ata pozicionohen në gjërat që thonë.Po në datën 9 gusht të vitit 2018 Safet Bajri komunikon me Astmer Bilalin ku i thotë se kërkon ta takojë në Shkodër dhe më pas si përfundim ata takohen në Tiranë. Në orët e para të datës 10 gusht Ibrahim Lici telefonohet nga Astmer Bilalin duke u zhvilluar një bisedë shumë e tensionuar, ku ky i fundit kishte marrë vesh bisedën e zhvilluar mes Behar Bajrit dhe Licit. Bilali i kërkon llogari për vjedhjen e rikave.
Astmer Bilali: Ça niva punë rikash,diça a ja fusin kot, ça është puna?
Ibrahim Lici: Më thuaj kush ta tha,e po të them?
Astmer Bilali: Po Behari me tha mo.
Ibrahim Lici: Po unë i kam thënë.
Astmer Bilali: Aaa, çfarë ishtë kjo?
Ibrahim Lici: Puna e rikave,ke marrë do rika në një vend,ke filli nji kshu me rika dhe pastaj nga rikat ke fillu më gjatë,një shut,nja kët kam thënë.
Astmer Bilali: Po mirë cfarë janë këto muhabete?
Ibrahim Lici: Po kot për qef.
Astmer Bilali: për qef,cfare don me thënë me këtë muhabet.
Telefonata mbyllet dhe pas gati një ore Astemr Bilali e telefonon sërish duke u zhvilluar një bisedë me tone te forta.
Astmer Bilali: Po hape ate telefon, ne kena qënë shokë e kena fol me njëri-tjetrin ska lezet.
Ibrahim Lici: O Astmer tapo folin nga afër.
Astmer Bilali: Po mo Ibrahim,po.
Ibrahim Lici: Mos më merr në telefon në orën 1 të natës.
Astmer Bilali: Po të marr mo Ibrahim se çfarë janë këto muhabete rikash.
Ibrahim Lici: O Astmer Bilali! Tapo sqaroj nga afër ,se nuk kam qef me fole me ty.
Astmer Bilali: Po rrimë, po ske se rri me mua Ibrahim me këto gjëra.
Ibrahim Lici: Po ti nuk ke ça rrinë se nuk vjen dot te unë.
Mes të dyve ka qëjfmbetje të cilat i kanë larguar na njëri-tjetri dy miqtë e dikurshëm dhe biseda tensionohet akoma më shumë.
Ibrahim Lici: O Astmer Bilali, a të them një gjë, je i vogël o Astmer.
Astmer Bilali: Unë i vogël.
Ibrahim Lici: Kena hongër bukë bashkë.
Astmer Bilali: kena hongër bukë. Vetëm ti nuk duhet me fol jam i vogël, vetëm ti nuk duhet me folë se në e njohim njëri-tjetrin , kush jam unë e kush je ti.
Ibrahim Lici: Kush jam unë?
Astmer Bilali: Po pra, punë rikash ty nuk të shkon.
Ibrahim Lici: Ti ta kesh për nder me kë ke ndejt mo Astmer e kë ke pas shok.
Astmer Bilali: Ti do të kesh pas ner kë ke pas shok në radhë të parë.
Ibrahim Lici: Dhe të vij turp kë ke shit mos Astmer.
Astmer Bilali: Kë kam shit mo,ça po thua?
Ibrahim Lici: E të vij turp për kush je bërë?  E në çfarë jë shëndërru,e kush je bo. Je shumë i vogël.
Astmer Bilali: Cfarë je duke fol mo?, Cfarë kam bërë, kë kam shit unë mo?
Pas kësaj bisedë Ibrahim Lici mbyll telefonit, ndërsa Bilali tenton ta telefonojë sërish, por nuk ia hap më telefonin. Ai tenton sërish ta telefonojë me numrin e gjyshit por nuk realizohet asnjë telefonatë.Mëngjesin e datës 10 gusht 2018 sipas dosjes Safet Bjari dhe e dashura e tij Eria Ago dhe Astmer Bilali nisen drejt Shkodrës. Në dosjen hetimore sqarohet se ata janë nisur drejt Shkodrës me dy automjete, njëri ‘Benz’ me targë AA 989 TE, në përdorim të Safet Rustemit dhe tjetri ‘Volkswagen’ me targë AA 383 PN, në përdorim të Denis Brajoviq.
Pasi kanë mbërritur në Shkodër, Safet Bajri dhe Astmer Bilali, kanë zbritur nga makinat e tyre dhe kanë përdorur një automjet të vjedhur të markës ‘Benz’ ngjyrë gri, me targa AA 760 FX. Automjet me të cilin janë afruar tek vendi ku ndodhej lokali me qira i shtetasit Sokol Lici, këtu ku pothuajse çdo ditë, në të njëjtën orë shkonte dhe pinte kafen vëllai i tij, viktima Fatbardh Lici.
Pasi kanë parë që viktima ka qenë i ulur jashtë lokalit, automjeti është afruar pranë tij. Këtu nga dera e pasagjerit ka zbritur, dyshohet Astmer Bilali, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, duke e lënë atë të vdekur.Pasi është kryer krimi, po ky automjet ka lëvizur në drejtim të zonës së Dobraçit. Aty është parë të futet në rrugicën që të çon tek lokali që i përket familjes së ‘Bajrave’, nga ku dyshohet se ka zbritur Safet Bajri dhe më pas Astmeri i cili ka djegur automjetin, për t’u bashkuar më pas sërish me Safetin.
Me interes për hetimin është një bisedë e përgjuar mes Astmer Bilalit dhe Eria Agos, e dashura e Safet Bajrit. Kjo e fundit telefonohet nga numri i Safet Bajrit por nga zëri thotë SPAK është Astmer Bilali. Sipas komunikimit Bilali ka harruar një çantë në makinën që ajo kishte drejtuar atë mëngjes në Shkodër. Ndërsa në një dëshmi të dhënë ajo ka sqaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë.
Astmer Bilali: Hë moj Eri.
Eria Ago: Hë mor.
Astmer Bilali: A kam harru borsetin tim në benz aaa?
Eria Ago: Eeeeee
Astmer Bilali: A kam harru borsetin tim në benz aaa?
Eria Ago: Po,e mora me vete
Astmer Bilali: Hajde shifna atje. Hajt se po shifna atje
Eria Ago: Ok mo
Vrasja e Fatbardh Licit do të pasohet nga ngjarje shumë të rënda kriminale. Në 30 mars 2019 do vriteshin Astrit dhe Brahim Bilali,  babai dhe xhaxhi i Astmer Bilalit.
Më 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, nip dhe dajë, dhe ende sot nuk janë gjetur. Këta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, ndërsa mendohet se pasi janë zhdukur, janë vrarë. Gjithashtu janë vrarë kushërinjtë Arjan dhe Fatos Ferracaku. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kemi të humbur Agron Mollajn dhe Gëzim Hysën daje nip mes tyre, për të cilët nuk dihet asgjë. Endir Mustafa është një tjetër viktimë e cila dyshohet se ka lidhje me sagën e hakmarrjeve mes grupeve. Ndërsa ngjarja më e rëndë është ajo e nëntorit të 2024 në Dobraç ku u vranë katër persona, dy prej tyre aksidentatlisht çifti Bashkim dhe Flutura Basha. Ndërsa objektivi i atentatorëve ishin Arlind Bushati dhe Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit.
/Emisioni Kronos – MCN/
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente