
Meta: “Shqipëria Madhështore“ sikurse renditet e para në fletëvotim, do të kryesojë bindshëm edhe në zgjedhje
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se koalicioni ku bën pjesë edhe PL-ja është i pari në renditjen në fletën e votimin, dhe del po ashtu i pari në zgjedhjet e 11 majit.
Meta bën lidhjen analogjike të numrit në fletën e votimit me rezultatin e zgjedhjeve, pas hedhjes së shortit nga KQZ.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehet se më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese.
“Koalicioni ynë, ‘Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore‘, starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore! Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”,-shprehet Meta.
Burimi