Mbyllja e Tik Tok/ Berisha: Rrjeti social do lëshohet më 12 maj

Mbyllja e Tik Tok/ Berisha: Rrjeti social do lëshohet më 12 maj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër vendimin e Edi Ramës për mbylljen e platformës Tik Tok, duke e krahasuar atë me vendimet autoritare të liderëve të regjimeve të tjerë. Duke iu përgjigjur komentuesve, Berisha tha se ky akt është i ngjashëm me ndalimin e lirisë së fjalës që ndodh në regjimet e Kabulit dhe Teheranit.
Ai theksoi se ky është një veprim i papranueshëm dhe se Edi Rama ka një histori të errët lidhur me represionin ndaj lirisë së mendimit, duke përmendur një ngjarje të vitit 1988, kur babai i Edi Ramës, firmosi dënimin me vdekje të poetit Havzi Nela për shkak të kritika ndaj regjimit. Berisha e shfrytëzoi këtë për të treguar se Rama po ndjek një linjë të ngjashme represive ndaj kriticizmit dhe lirisë së shprehjes, duke e pasuar këtë me mbylljen e Tik Tok.
Kreu i PD-së siguroi të rinjtë se me datën 12 maj, Tik Tok do të jetë përsëri i aksesueshëm, duke e shpallur atë një protestë të rëndësishme për lirinë e fjalës. Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive të internetit dhe telefonisë celulare të mos bashkëpunojnë me këtë veprim të qeverisë dhe të mos lejojnë bllokimin e platformës. Berisha e përfundoi deklaratën e tij duke theksuar se Shqipëria nuk duhet të barazohet me shtete autoritare, dhe se kjo megacensurë është një hap i rrezikshëm për liritë qytetare.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
Akti i Edi Ramës për mbylljen e Tik Tok është identik me vendimin e habitullahut të Kabulit dhe Ajetollahut të Teheranit për mbylljen e kësaj platforme të mrekullueshme. Edi Rama ka dhe një problem tjetër madhor në këtë qëndrim.
Ftoj shqiptarët të mos harrojnë se në gusht të vitit 1988, Kristaq Rama asokohe zëvendësi i Nexhmije Hoxhës dhe anëtar kryesor i presidiumit të Kuvendit Popullor, pra i Ramiz Alisë, firmos varjen në litar të poetit Havzi Nela për vargjet e tij kushtuar fjalës së lirë dhe lirisë së mendimit. Me aktin e tij, pas 37 viteve ndaj Tik Tok, Edi Rama dëshmon se po të ishin ligjet e vjetra, nuk do i dridhej dora të varte në litar njëlloj si i atij, njëlloj siç po vepron me Tik Tok, të gjithë ata që do e kritikonim dhe do kenin mendime ndryshe.
Por sot të rinjtë kanë një protestë të madhe dhe kjo është protesta më e rëndësishme e jetës së tyre për lirinë e fjalës. Ndaj dhe unë i përgëzoj ata dhe i garantoj se, me datën 12 maj Tik Toku do të lëshohet menjëherë.
Ftoj kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare të mos bëhen bashkëautore në këtë megacensurë që e barazon Shqipërinë me Afganistanin dhe Teheranin. Ndaj të bëjnë çdo përpjekje që ato vegla që ka blerë Edi Rama për të bllokuar Tik Tokun të mos funksionojnë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente