Maqedoni e Veriut, zgjidhet kryeministri i ri
Parlamenti në Maqedoninë e Veriut zgjodhi dje në mbrëmje vonë liderin e partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në postin e kryeministrit.
Shtatëdhjetë e shtatë ligjvënës në dhomën me 120 vende votuan në favor të qeverisë së re dhe 22 votuan kundër.
21 ligjvënësit e mbetur mungonin.
Opozita e krahut të djathtë në Maqedoninë e Veriut fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në maj.
VMRO-DPMNE e Mickoskit formoi një koalicion me aleancën shqiptare VLEN dhe ZNAM liberale për të qeverisur.
Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Mickoski njoftuan të dy gjatë fushatës zgjedhore se nuk donin më të përdornin emrin e ri zyrtar të vendit Maqedonia e Veriut, por më tepër emrin historik.
Vëzhguesit janë të shqetësuar se nën qeverinë e sapozgjedhur, përparimi i Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në BE mund të pengohet.
Në kabinetin qeveritar do të ketë 20 ministri, katër më shumë se më parë. 15 anëtarë janë nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, gjashtë nga koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM, sipas MIA.
Ministër i Punëve të Brendshme është Pançe Toshkovski, i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, e FInancave Gordana Koçoska Dimitrieska, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. Ministre e Ministirsë së sapoformuar të Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale ësshtë Sanja Bozhinovska, në Bujqësi, pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Cvetan Tripunovski, ministre e Arsimit dhe Shkencës është Vesna Janevska, ministër i Kulturës dhe Turzmit është Zoran Ljutkov, ndërsa ministër i Sportit, Borko Ristovski. Ljupço Dimovski është zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik, ndërsa Ivan Stoillkoviq, zëvendëskryeministër i angazhuar për marrëdhënie me bashkësitë, përderisa Shaban Saliu është ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve. Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministër është Izet Mexhiti, ministër pa resor dhe zëvendëskryeministër i angazhuar për sundim të mirë është Arben Fetai, ministër i Shëndetësisë Arben taravari, Orhan Murtezani është zgjeddur ministër për Çështje Evropiane, përderisa ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, ndërsa ministër i Ekonomisë është Besar Durmishi. Igor Fillkov është ministri i ri i Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev ministër i Administratës Publike.
Burimi