
“Libri i zi i Rilindjes”, Berisha: Ky është emri më i mirë që meriton diktatura e Ramës, do të përballemi…
Në vazhdën e denoncimeve ndaj qeverisjes aktuale, Partia Demokratike prezantoi librin “Libri i Zi i Rilindjes”, një botim që synon të zbardhë të vërtetat e errëta të regjimit të Rilindjes. Ky libër, i hartuar nga ekspertë dhe intelektualë të njohur, përmbledh një analizë të detajuar mbi 12 vitet e fundit të qeverisjes dhe pasojat e saj për Shqipërinë.
Në fjalën e tij gjatë prezantimit, kryetari i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi këtë botim si një “autopsi” të regjimit aktual, duke e krahasuar atë me format më të errëta të diktaturave në histori.
Ai theksoi se Shqipëria po përballet me një formë unike diktature, të panjohur më parë në Europë, ku krimi, droga dhe korrupsioni janë bërë pjesë e sistemit shtetëror. Berisha e lidhi këtë situatë me trashëgiminë e regjimit komunist, duke akuzuar kryeministrin për vazhdimësinë e një politike shtypëse dhe antidemokratike. Sipas tij, ky libër është një dëshmi e rëndësishme për qytetarët shqiptarë dhe për komunitetin ndërkombëtar mbi realitetin e qeverisjes në vend.
Pjese nga fjala
Sot ne jemi këtu për librin e tyre ‘Punët e zeza’. Kanë zgjedhur një titull shumë të merituar. Kanë zgjedhur ndoshta të vetmin titull që meritonte ky subjekt, kjo tematikë, kjo çështje.Diktaturat meritojnë vetëm libra të zi. Ne këtu në Shqipëri kemi rënë në një fatkeqësi të dyfishtë.Së pari, në një diktaturë.Së dyti, në një diktaturë, të cilën Europa kurrë nuk e ka pasur. Kontinenti ynë ka njohur të gjithë format e diktaturave. Ka njohur diktatura teokratike në mesjetën e tij dhe më vonë. Ka njohur diktaturat naziste, komuniste, ka njohur edhe juntat ushtarake.Por nuk ka njohur diktaturat e bandave, e drogës, e krimit.Kur 20 vite më parë lexoja Samuel Hantigtonin, një libër të tij për diktaturat, gjej aty se ai shkruante se forma më e zezë e diktaturës, më e zezë se sa diktatura naziste, komuniste apo juntat, është diktatura e bandave, diktatura e drogës. Dhe ai jepte argumentet e veta.Nuk e mendoja kurrë që do vinte një ditë që do përballemi në Shqipëri me një diktaturë të tillë.Vështirësia jonë është e madhe sepse ky lloj regjimi nuk është njohur në Europë.Në Europë të flasësh për diktaturë komuniste, naziste, por edhe teokratike, ka një memorie.Por Europa nuk ka asgje të regjistruar për diktaturat e bandave, e drogës.Diktatori i Tiranës, i cili nuk duhet të harrojmë kurrë ta themi, është pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste, që firmosi, krahas firmës së Ramiz Alisë, për të varur në litar një poet mendjendritur, një poet të jashtëzakonshëm siç ishte Havzi Nela.Kristaq Rama ishte skulptor, ishte i shkolluar, ishte intelektual. Por ishte skulptor kriminel, intelektual kriminel, ndaj edhe firmoste.Kishte intolerancë të plotë ndaj fjalës së lirë, ndaj kundërshtimit, njëlloj si Edi Rama të njëjtën intolerancë ndaj opozitës, ndaj TikTokut.Pra, ne kemi një diktator i cili jashtë Shqipërie paraqitet herë si hokatar, me atlete të bardha, paraqet zhgarravina, flet për sport.Kurse brenda ai nuk respekton asnjë ligj, as Kushtetutë. Ai njëlloj si Zaedi i Tunizisë arreston tre liderët e partive kryesore opozitare. Merr mandate me gjykata. Përdor prokurorinë politike si armë në duart e tij.Pra, këto janë vështirësi të mëdha tonat, por prapë këta djem dhe vajza dhe ne së bashku kemi zgjedhur të luftojmë, kemi zgjedhur të qëndrojmë seps këto janë të vërtetat më të hidhura për shqiptarët, por janë të vërteta të hidhura edhe për Europën.Kështu që i parë në këtë kontekst, ky libër merr vlera të jashtëzakonshme.Ky libër i hartuar nga intelektualë të shquar që jetojnë në vende të lira, ka një avantazh shumë të madh në analizën e tij, në fjalorin e tij, në paraqitjen e tij.Vërtet mund të thotë dikush se është propagandë. Është gjithçka e bazuar në të vërteta.Në të vërtetë është autopsia e këtij regjimi 12-vjeçar që shkatërroi materien tonë kombëtare më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo diktaturë e mëparshme.
Burimi