
Lëkundje tërmeti në jug të Italisë, sa ishte magnituda
👁912
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi mbrëmjen e së premtes Italinë jugore, njoftoi Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej nëntë kilometrash, tha EMSC.
Epiqendra e tërmetit ishte 53 kilometra në verilindje të qytetit të Foggia, në rajonin e Pulias në Italinë jugore. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.
Burimi