
Kryemadhi jashtë Kuvendit: Vota ime sigurisht do të shkojë për Ilir Metën
👁1214
Deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë sot një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit. Kryemadhi deklaroi se në 11 maj do të votojë për koalicionin “Aleanca e Shqipërisë së Madhështore”.
Po ashtu u shpreh se në listë të hapur votën do të çojë për ish-bashkëshortin e saj dhe kreun e PL-së, Ilir Metën. Kryemadhi i bëri thirrje miqve dhe familjarëve të votojnë njësoj si ajo.
“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve dhe familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat para Kuvendit.
Burimi