
Kërkoi lirinë/ Shtyhet seanca për Erion Veliajn në Apel. SPAK paraqit prova të reja që inkriminojë kryebashkiakun
në përditësim…
Shtyhet seance per Veliajn, nesër ne oren 12 e 30 minuta.
Avokatët e kryebashkiakut kanë kërkuar shfuqizim të masës së arrestit në burg ose ndryshim me një masë më të lehtë, duke ofruar edhe garanci pasurore.
Prej datës 10 shkurt, kryetari i bashkisë së Tiranës mbahet i arrestuar me dyshimin se ka kryer dy vepra penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Në seancën e mbajtur 2 ditë më vonë pas arrestimit, më 12 shkurt për vleftësimin e masës së arrestit të dhënë në mungesë ndaj Veliajt, kryebashkiaku përmes avokatëve mbrojtës ofroi edhe garanci pasurore në këmbim të lirisë, por u refuzua nga gjykata.
Nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitimin e shumave të mëdha monetare. Vetë Veliaj ka pretenduar se akuzat e prokurorisë janë të pabazuara dhe tendencioze.
Burimi