Këlliçi reagon pas lënies në burg të Veliajt: Sot familja e Ardit Gjoklajt dhe qytetarët ndihen të lehtësuar

Këlliçi reagon pas lënies në burg të Veliajt: Sot familja e Ardit Gjoklajt dhe qytetarët ndihen të lehtësuar

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Apelit të GJKKO-së për të lënë në burg Erion Veliajn.
Këlliçi shkruan se sot është një tjetër ditë çlirimi. “Familja e Ardit Gjoklaj dhe qytetarët e Tiranës ndihen po ashtu të lehtësuar, shkruan ndër të tjera ai.
Postimi

Sot kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj mbeti në burg!

Sot është një ditë tjetër çlirimi dhe frymëmarrje nga ky hajdut i pashembullt për kryeqytetin tonë dhe më gjerë.

Sot është një ditë tjetër kur banorët e Astirit, të zonës së Kombinatit, banorët e 5 Majit, ata të Myslym Ketës, protestuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe të gjithë qytetarët e thjeshtë që kanë rënë pre e dhunës institucionale të tij dhe shpurës së tij, marrin frymë lirisht dhe ndjejnë shpagim për padrejtësitë e pësuara.

Sot familja e të ndjerit Ardit Gjoklaj ndjehet e lehtësuar gjithashtu!

Unë jam këtu për t’ju thënë se nesër, për Shqipërinë, do të vijë një ditë e re.

Të gjithë kandidatët e PS që guxojnë të shkelin ligjin dhe të tjetërsojnë votën, të gjithë zyrtarët që abuzojnë me pushtetin e firmës, ata që blejnë vota e shtrojnë asfalt elektoral, ata zyrtarë që keqpërdorin si pronë private administratën publike, do të bashkëndajnë me Veliajn fatin e përbashkët.

Ashtu si zyrtarët e korruptuar tashmë pas hekurave, do ju bashkohen shokëve të qelisë.

Ky është angazhimi im dhe i Partisë Demokratike, për një Shqipëri më në fund të lirë nga një kastë mafioze.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente