Kathimerini: Ja pse Rama nuk e liron Belerin nga qelia

Kathimerini: Ja pse Rama nuk e liron Belerin nga qelia

Seanca në Gjykatën e Fierit, ku Fredi Beleri kërkon lirimin me kusht nga qelia me argumentin se ka kryer 2/3 e dënimit, është shtyrë edhe këtë të hënë për të disatën herë radhazi.
Lidhur me këto zhvillime ka raportuar dhe gazeta greke “Kathimerini”, që e lidh vendimin e gjykatës me vullnetin e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur në qeli Belerin.
Arsyeja, sipas gazetës greke, është se Rama kërkon që të dobësojë ndikimin e Belerit në fushatën zgjedhore në favor të Petro Gjikurisë.
“Kërkesa e Belerit për t’u liruar nga burgu, pasi kishte përfunduar dy të tretat e dënimit, u shty nga gjykata për 29 gusht me pretekstin se drejtori i burgut kishte harruar të merrte me vete dëshminë e penalitetit të Belerit. Me sa duket, kryeministri shqiptar Edi Rama po bën të gjitha lëvizjet për të siguruar që në Himarë të mos ketë surpriza të reja zgjedhore, pas fitores së Belerit në maj 2023. Në atë kohë, Rama kishte nënvlerësuar shanset e Belerit. Ndërsa partia opozitare ra dakord për Gjikurinë, një biznesmen aktiv në Shtetet e Bashkuara, Partia Socialiste në pushtet shpalli Vangjel Tavon si kandidat të saj”, shkruan “Kathimerini”
“Programi im është ai i Fredi Belerit, i cili u votua në maj 2013 nga qytetarët himarjotë”, citohet Gjikuria.
“Bashkëpunimi me Fredi Belerin dhe çdo personalitet tjetër kërkohet për të mirën e Himarës, grekëve të Shqipërisë dhe marrëdhënieve greko-shqiptare”, citohet Tavo.
“Vëzhguesit në terren thonë se çdo parashikim për rezultatin do të ishte i rrezikshëm. Qarqet e Ramës po përpiqen ta lidhin Gjikurinë me nacionalistët grekë dhe “lobin antishqiptar”. Gjikuria mohoi lidhjet nacionaliste në komentet për Kathimerini, duke thënë se akuzat burojnë nga disa zyrtarë brenda Partisë Socialiste”, mbyllet raportimi.
Burimi