
Jep dorëheqjen kryebashkiaku socialist i Matit, Agron Malaj
👁873
Kryetari i Bashkisë së Matit Agron Malaj ka paraqitur sot dorëheqjen nga detyra që mban.
Mësohet se ai ka deklaruar që arsyeja e këtij vendimi, është pasi do të garojë në zgjedhjet e 11 majit për të fituar mandatin e deputetit.
Ditën e nesërme, 12 Mars, do të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Bashkisë në orën 10:00 për të miratuar kërkesën e tij.
Gjatë mbledhjes do të caktohet edhe zv.kryetari i Bashkisë për kryerjen e detyrave te kryetarit te Bashkise deri ne zgjedhjet e reja.
Burimi