
I pret një përballje delikate me Dinamon, Elbasani merr vendimin e rëndësishëm për tifozët
👁1519
Elbasani do të presë të dielën në orën 18:00 Dinamon në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Një ndeshje e rëndësishme kjo për verdheblutë që kërkojnë të afrohen më shumë me “Final 4”.
Klubi i Elbasanit ka marrë një vendim të rëndësishëm për tifozët e klubit, duke e bërë të ditur vendimin edhe në faqen zyrtare të klubit.
“Familja verdheblu, ju njoftojmë se ditën e dielë në 16 mars tribunat E | D | F në ndeshjen ndaj Dinamo City do të jenë pa pagesë. Ju ftojmë të mbështesim masivisht djemtë tanë në këtë fazë të fundit të kampionatit”, shkruan Elbasani në faqen zyrtare.
Burimi