Goditet grupi i trafikantëve të drogës, 5 në pranga (Emrat)

Goditet grupi i trafikantëve të drogës, 5 në pranga (Emrat)

Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të implikuar që prej vitit 2019, në shitje dhe trafikim të kanabisit.
Të arrestuarit janë: Dritan Uka, Alban Grori alias Alban Gruri, Mehdi Gjoka, Ylber Tahiri alias Ylli Hida dhe Ramazan Doçi,
“Në kuadër të operacionit “Tentakulat”, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Departamenti të Policisë Kriminale të DPPSh-së, në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe me DVP Dibër, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasit: D. U., 45 vjeç; A. G. alias A. G., 47 vjeç; M. Gj., 56 vjeç; Y. T. alias Y. H., 51 vjeç dhe R. D., 30 vjeç. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit A. D. alias A. D., 51 vjeç, A. D., 48 vjeç, N. G., 35 vjeç, E. T., 24 vjeç dhe I. P., 34 vjeç”, njoftoi policia.
Sipas të njëjtave burime: Këta shtetas akuzohen se të organizuar si grup, që nga viti 2019, kanë siguruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, nga zona të ndryshme në Krujë dhe Dibër, dhe më pas e kanë shitur në lokale, në Tiranë, dhe e kanë trafikuar në Kosovë. Nga hetimet dyshohet se 10 shtetasit janë bashkëpunëtorë për kryerjen e këtyre veprave penale, me 11 shtetas të identifikuar nga Policia e Gjirokastrës, gjatë operacionit policor të koduar “Crossborder line”, në muajin nëntor 2024.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente