
Gazetarja: SPAK po heton “ONE” për lidhjen me vëllain e Veliajt
Gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kompani si “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut, nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate.
Xama tregoi edhe paratë që Veliaj ka dhënë për kompanitë e Xoxës dhe të ëmës së saj.
“Një pjesë e kompanive siç është “One Comunication” janë në lupën e SPAK-ut për marrëdhënien që kanë patur me kompaninë Gogel të Arbër Veliajt, duke kontrolluar çmimet që kompania “Gogel” ka patur me “ONE” dhe nëse ka patur favorizime, apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e zotit Veliaj që të merrte këtë lloj kontrate. Marketingu në Shqipëri është një treg që kanalizohet në 4-5 kompani dhe përveç kompanive celulare, të marrësh në portofolin tënd edhe bankat, ato kanë buxhete të mëdha.
Te një kompani sigurimi dhe të “ONE” SPAK ka gjetur që ka patur marrëdhënie kontraktuale që shkojnë në 5 milionë euro, por ka patur edhe tendera që këto kompani kanë fituar nga bashkia e Tiranës, ku autoriteti kontraktor drejtohet nga vëllai i Arbër Veliajt, Erion Veliaj.
Një pjesë e parave që ka arkëtuar kompania Gogel, kanë shkuar te kompanitë e drejtuara nga Ajola Xoxa. Për kompaninë “Partner Law” janë faturuar 100 mijë euro si shërbime fiktive, për qendrën BYLA ka dhënë 20 mijë euro për ava studio të mamasë së Xoxës ka dhënë 74 mijë euro, pra në total 200 mijë euro që Arbër veliaj ka dhënë për Ajola Xoxën.”– tha Xama.
Burimi