
Fushatë me gallatë/ “Sa herë ke provu, ke dështu”, Rama i përgjigjet Bashës po me këngën e Unikkatilit
Replikat me video në rrjete sociale dhe ilaritet po vijojnë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha.
Kryeministri i është përgjigjur Bashës me anë të një video në Facebook, pasi më herët kreu i Koalicionit Euroatlantik ka shpërndarë një video ku e pyeste kryeministrin se çfarë këmishe u kishte veshur shokëve të tij, ndërsa i kujton këngën e Unikkatilit “Ku t’meten shokët”.
Duke ironizuar deklaratën e Ramës që tha se “Luli ka lindur me këmishë nate”, Basha e pyet, me çfarë këmishe i ka veshur shokët, nate apo këmishë burgu?
“Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Vetëm Beni ka shpëtuar për momentin. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7×7 =313″, shprehet Basha.
Në përgjigje, Rama ka shpërndarë videon e titulluar “Zgjimi i Lulit (episodi 2)” ku i tha Bashës të mos ia qajë hallin por të vijojë fushatën për të fituar votat e demokratëve të Berishës i cili e përzuri nga Partia Demokratike.
“Mos ma qaj hallin mu. Një bie mijëra ngrihen, s’është kënetë nga ku të përzunë, por nder të bënë. Por nuk është as lugë ku je mbyt. Ndalo pak kap ndonjë pasagjer demokrat se po ti ha bufi të gjithë” thotë Rama në videon e tij.
Gjithashtu në Rama i përgjigjet Bashës me një tjetër këngë të Unikkatilit:
“S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu
Sa herë ke provu çdo herë ke dështu”.
Burimi