![Francë-Belgjikë, publikohen formacionet zyrtare](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/france-belgjike-publikohen-formacionet-zyrtare_6682ca1a98887.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Francë-Belgjikë, publikohen formacionet zyrtare
Franca dhe Belgjika, përballen mes tyre, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve në Europian.
E cilësuar si një finale e parakohshme, përballja e sotme pritet të jetë e bukur dhe e luftuar deri në fund.
Dy kombëtaret, konsiderohen mes favoritëve për të marrë trofeun në fund dhe për këtë arsye, spektakli është i garantuar.
Në një Europian, Franca dhe Belgjika janë përballur mes tyre 5 herë, ku në dy raste kanë fituar “djajtë”, ndërsa në një rast kombëtarja e “gjelave”. Dy sfida janë mbyllur në barazim.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE:
FRANCA: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez, Tchouameni, Kante, Rabiot, Griezmann, Thuram, Mbappe.
BELGJIKA: Casteels, Theate, Vertonghen, Faes, Castagne, Doku, Openda, Onana, Carrasco, De Bruyne, Lukaku.
Burimi