
FOTO/ Nuk e ndal asgjë! Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore” nis fushatën cep më cep në Tiranë
👁633
Kryetari i partisë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve”, Selami Jenisheri, i cili është pjesë e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” duket se ka nisur fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Ai është fotografuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet me biçikletën e tij ngjyrë “pink”, teksa në kokë ka vendosur një qese për ta mbrojtur nga reshjet e shiut.
Siç duket, Jenisheri është përkujdesur që reshjet e shiut të mos ja nxjerrin bojën e flokëve, që i ka të shenjta. Ai ka premtuar se me biçikletën e tij do të shkelë çdo pëllëmbe toke të Tiranës për të mbledhur vota për koalicion për ta bërë Shqipërinë Madhështore dhe për t’ia arritur qëllimit, nuk ndalet as në një ditë me shi.
Burimi