
FOTO/ Kush është shoferi i betonieres me të cilën u përplasën 4 të rinjtë që vdiqën në aksident
Ky që shihni në foto është Aleksandër Krrashi, 24-vjeçari i arrestuar për aksidentin e ndodhur mesnatën e djeshme në rrugën Vorë-Fushë-Krujë, me pasojë humbjen e jetës së 4 të rinjve që udhëtonin me një mjet “Benz”.
Makina e tyre u përplas me betonieren që drejtonte 24-vjeçari Krrashi, teksa nga forca vetura shpërtheu në flakë dhe dha bilancin tragjik.
Krrashi u largua menjëherë pas ngjarjes nga vendi, duke lënë mjetin në rrigë. Nga hetimi rezultoi se ai e drejtonte mjetin e rëndë pa patentë të kësaj kategorie.
Shoferi i betonierës Aleksandër Krrashi u vu në pranga pas identifikimit, ndërsa zyrtarisht policia tha se i riu ishte pa patentë për drejtimin e një mjeti të tonazhit të rëndë.
Lexo edhe:
Zbardhet dinamika e aksidentit me 4 viktima/ Tre të arrestuar, në kërkim administratori i firmës
Burimi