“Ende pa u zgjidhur vota e Diasporës”, OSBE: Zbatoni modelin që ju përshtatet

“Ende pa u zgjidhur vota e Diasporës”, OSBE: Zbatoni modelin që ju përshtatet

Kryetari i OSBE në Tiranë, Michel Tarran ka komentuar sot Reformën Zgjedhore  dhe çështje të saj, sikurse është vota e diasporës.
Gjatë një tryeze diskutimi për zgjedhjet e ardhshmë parlamentare me KQZ-në ai u bëri thirrje aktorëve politikë të bëjnë këtë Reformë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohën, për t’i lënë kohë organeve të administrimit të zgjedhjeve për ta zbatuar.
Sa i takon votës së Diasporës, Tarran tha se nuk ka standarde të përcaktuara dhe as rekomandime nga OSBE, ndaj i takon secilit shtet të zbatojë atë model që i përshtatet.
“Ndonëse tani ka disa propozime për Reformën Zgjedhore dëshiroj t’u bëj thirrje aktorëve  politikë ta bëjnë atë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në mënyrë që t’u lejojë organeve të administrimit të zgjedhjeve kohë të mjaftueshme për zbatimin.
Vonesat e mundshme gjatë këtij qëllimi, kufizojnë kohën në dispozicion në KQZ për të bërë përgatitjen e nevojshme, çka mund të ndikojnë në cilësinë e proceseve zgjedhore.
Kemi një sfidë të pazgjidhur ende, zbatimin e efektshme të vendimeve të Kushtetueses, duke përfshirë edhe çështjen e votimit të jashtë vendit.
Siç e dini nuk ka stadarde të përcaktuara në rajonin e OSBE dhe as rekomandime të OSBE në lidhje me votimet jashtë vendit dhe ndaj i takon secili shtet të zbatojë atë model që i përshtatet më mirë.
Duhet të theksojmë se çdo vendim, duhet të jetë me konsensus të gjerë.
Prezenca e OSBE si partner afatgjatë që mbështet KQZ dhe institucionet e tjera, vijon të jetë e angazhuar të mbështesë përpjekjet dhe bashkëpunimin për përmirësimin e administrimin të zgjedhjeve dhe për përmirësimin e integritetit të proceseve zgjedhore të ardhshme”, u shpreh ai.
 
 
 
 
Burimi