Duka reagon për ngjarjen e rëndë në Maqedoninë e Veriut: Shpreh ngushëllimet e mia për klubin e Shkupit, familjarët e Lazarov dhe të afërmit e viktimave

Duka reagon për ngjarjen e rëndë në Maqedoninë e Veriut: Shpreh ngushëllimet e mia për klubin e Shkupit, familjarët e Lazarov dhe të afërmit e viktimave

Futbollisti Andrej Lazarov, 25 vjeç, i cili ishte në mesin e të lënduarve nga zjarri ne diskotekën e Koçanit, fatkeqësisht humbi jetën në spitalin e Shtipit.
Lazarov, i cili ishte anëtar i Shkupit që nga vera, pësoi djegie në trup që ezultuan të rënda për të mbijetuar.
Klubi i tij më herët njoftoi se ai ishte jashtë rrezikut, por situata më vonë ndryshoi dhe ai fatkeqësisht iu humbi jetën prej plagëve.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka ku shkruan:

I pikëlluar pas ngjarjes tragjike në Maqedoninë e Veriut, ku në Koçan kanë humbur jetën dhjetra persona, mes tyre edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.

Dua të shpreh ngushëllimet e mia për klubin e Shkupit, familjarët e Lazarov dhe të afërmit e të gjithë viktimave të kësaj ngjarjeje tragjike që shpresojmë të jetë mbyllur me kaq e të mos ketë më jetë të humbura.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente