Djali i Hashim Thaçit: Babain nuk e lanë t’i hidhte një grusht dhe mbi varr gjyshit!

Djali i Hashim Thaçit: Babain nuk e lanë t’i hidhte një grusht dhe mbi varr gjyshit!

Në ceremoninë mortore dhe homzhet që po zhvillohen në Kosovë për vdekjen e Haxhi Thaçit, në mungesë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur fjalën djali i tij, Endrit Thaçi.
Endrit Thaçi e nisi fjalën e tij duke falenderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen duke u shprehur se edhe pse Thaçin nuk e lejuan t’i jepte lamtumirën babai, sot në ceremoni morën pjesë përfaqësues të lartë të politikës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina.
Fjala e Endrit Thaçit:

Të nderuar familjarë dhe miq, faleminderit për ngushëllimet. Në emër të babit ju falenderoj për kujdsin dhe mbështetjen. Shpresa për të takuar babain ishte më e madhe se dhimbja e sëmundjes. Besimi në pafajësinë e tyre ishte më e hekurt se aktakuza.

Në muajt e fundit priste që babi të hapte derën e spitalit. Për disa muaj nuk u dorëzua dhe u rikthye disa herë në jetë. Në një takim prej 3 orësh, ishin tre orët më me rëndësi të jetës së tij. Një bisedë babë e bir. Të dy kërkonin lirinë e çlirimin. Vdekjen e shpejt të gjyshit e pash në fytyrën e babait kur doli nga spitali.
Gjyshi i mbijetoi të gjitha vuajtjeve që kaluan si popull, por këto 4 vite nuk i mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjes nga padrejtësia. Sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet.
Siç thoshte shpesh gjyshi, “me vdek pa u korit”. Gjysh as sot nuk jemi korit. Fatkeqësisht babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit bashkë me ne sot. Nuk e lejuan tja gjuaj një grusht të dheut të Drenicës mbi varr. Por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina.
Miq e familjarë për ne gjyshi ishte kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Na mësoi se bashkimi është çelsi i çdo fitoreje.
Personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK në Hagë, le ta ndjekim shembullin e tyre për fitoren e radhës mbi padrejtësinë.
Faleminderit që keni mbështetur familjet e të gjithë atyre që po mbahen në Hagë. Faleminderit për respektin dhe ngushëllimet tuaja. Lamtumirë gjysh, prehu në paqe.

 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente