
“Disa u mbytën nga tymi, të tjerë u dogjën”/ Tragjedia në Maqedoni, 59 të vdekur dhe 155 të plagosur
👁739
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate. Ndërkohë, 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas mediave vendase, koncerti u ndoq nga 1500 njerëz, kryesisht të rinj.
Policia ka ndaluar disa persona të lidhur me organizimin e festës, ndërsa hetimet vijojnë për përcaktimin e përgjegjësisë, sipas medias vendase.
Në videon e mëposhtme duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.
Burimi