Dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Gruas, reagon PL: Nuk ishte e zgjedhur…

Dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Gruas, reagon PL: Nuk ishte e zgjedhur…

Zëdhënësja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Jesmira Memelli ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim në PL, Esmeralda Demiraj, se ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe funksionet që mban në PL.
Përmes një deklarate, Memelli thotë se Demiraj asnjëherë nuk është zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, “por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj”.
PL thekson në deklaratë se askush nuk mund t’i vendosë kushte partisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme.
“Znj. Esmeralda Demiraj, mund të japë dorëheqjen edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, në rast se është e zgjedhur edhe atje, por ajo asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj.
Së dyti, askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë së Lirisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme, që nëse nuk është kandidat/e për deputet/e largohem nga partia.
Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% – 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit”, theksohet ne reagimin e  PL.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente