Denoncoi vëllain trafikant të ish-ministrit Xhafaj, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin

Denoncoi vëllain trafikant të ish-ministrit Xhafaj, Gjykata e Lartë merr vendim për Ervin Salianjin

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga ish-deputeti Ervin Salianji, duke e lënë në burg.
Gjyqi u mbajt në dhomë këshillimi, pa avokat të pranishëm.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të giykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, kundër vendimit nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024, të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, njofton Gjykata.
Më herët Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli, ndërsa në reagimet e bëra nga qelia, ai vijon të deklarojë se burgosja e tij është politike.
Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgim për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Procesi kundër Salianjit është denoncuar nga opozita, duke u cilësuar si politik dhe hakmarrje e Ramës dhe Xhafajt ndaj deputetit demokrat.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente