Dënimi politik për Salianjin, Boçi: PD nuk e njeh vendimin. Nuk i shërben drejtësisë, por padrejtësisë

Dënimi politik për Salianjin, Boçi: PD nuk e njeh vendimin. Nuk i shërben drejtësisë, por padrejtësisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ishte këtë  të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se Partia Demokratike nuk e njeh vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila një ditë më parë dënoi me vendim të formës së prere më një vit burg, deputetin Ervin Salianji.
Boçi tha se do ketë mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, ndërsa shtoi se do ketë aksione opozitare dhe mosbindje civile, pasi sipas tij, vendimi i marrë kundër Salianjit nuk i shërben drejtësisë, por padrejtësisë.
“Mosbindje ndaj ekzekutimit të vendimit, mosbindje civile. Ne nuk njohim vendimin e gjykatave politike, sepse ndërkohë që në retorikë ne e themi mosbindje civile dhe të pretendosh të njohësh vendimet e gjykatave me dënime të tilla politike atëherë ky është dorëzim. Grupi Parlamentar është pjesa politike më e pjekur e një partia dhe di të bëjë shumë mirë interpretimin e vendimeve dhe të mbajë qëndrimet e tyre.
Qëndrimet e tyre nuk janë militante, janë mendime të pjekura që janë të konsultuara dhe konsiderojnë qëndrimet e gjithë grupit parlamentar, në raport të të qenurit të tyre deputet dhe të qenurit në afërsi shumë të madhe me ligjin me njohjen e tij dhe me mënyrën se si duhet të ekzekutohet ligji.
Ky është një vendim politik dhe jo zbatim i ligjit. Është padrejtësi dhe kundër padrejtësisë duhet të ketë patjetër reagim. Do ketë aksione, mosbindja civile është kërkuar, ajo është bërë edhe herë të tjera nga qytetarët, ne duam mirëkuptimin e qytetarëve, sepse kjo duhet të bëhet në emër të një sakrifice më të madhe për të mos lejuar instalimin e një regjimi që vret, pushkaton fjalën e lirë dhe burgos kundërshtarët e tij politik”, tha Luçiano Boçi.
Burimi