Dashnor Sula ikën nga koalicioni ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj: Patëm mosdakordësi

Dashnor Sula ikën nga koalicioni ‘Shqipëria Bëhet’, Lapaj: Patëm mosdakordësi

Deputeti Dashnor Sula është tërhequr  nga koalicioni ‘Shqipëria Bëhet”, ku renditej i 19-ti në listën e hapur të qarkut të Elbasanit.
Lidhur me këtë tërheqje të tij, ka ardhur edhe një reagim nga drejtuesi i koalicionit Adriatik Lapaj, ku në një bashkëbisedim me qytetarët live në Facebook, ai u shpreh se me deputetin nuk u ra dakord.
“Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë. Ne kemi bërë thirrje që s’mund të jemi të mbyllur ndaj kujdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s’do të bashkëpunojmë me ata që kanë marr vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve.
Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Das Sulën.  Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë por për të bërë më të mirën për vendin tonë“, tha ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente