Copa Amerika/ Uruguai dhe SHBA vendosin diktatin në grupin C
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën me triumf rrugëtimin në “Copa America”, ndërsa bindën me rezultatin 2-0 ndaj Bolivisë.
Ndeshja e luajtur në “AT&T Stadium” u zhbllokua që në minutën e 3’, me Pulisic që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Weah.
Goli i dytë i këtij takimi erdhi në minutën e 43’ me sulmuesin e Milan-it që ishte sërish protagonist, por këtë herë duke asistuar për Balogun.
Në fraksionin e dytë SHBA-të patën sërish raste, megjithatë takimi u mbyll me rezultatin 2-0.
Pas këtij raundi SHBA-të renditen në vend të dytë, teksa Bolivia në vend të fundit me zero pikë.
Ndeshja tjetër e Grupit C u mbyll me fitoren 3-1 të Uruguait ndaj Panamasë.
Golat për Uruguain u shënuan nga Araujo në minutën e 16’, Nunez në të 85’ dhe Vina në minutën e 90+1’, ndërsa për Panamanë rrugën drejt rrjetës e gjeti vetëm Murillo në minutën e 90+5’.
Pas këtij raundi Uruguai kryeson Grupin C me 3 pikë, teksa Panamaja renditet në vend të tretë me zero pikë.
Burimi