
Çështja ‘Veliaj’, Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë paraqitet në SPAK
Këtë të martë, sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi është paraqitur në SPAK.
Alban Dokushi mësohet se është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për çështjen “Veliaj”.
Ai është njeriu më i afërt i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës dhe e ka shoqëruar Erion Veliaj në SPAK, para se të prangosej.
Gjithashtu Alban Dokushi është i pari që vizituar kryebashkiakun Veliaj në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek 313, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.
Jashtë ambjenteve të SPAK, Dokushi ka deklaruar për gazetarët se “Erion Veliajn e kam takuar me autorizimin e Prokurorisë së Posaçme”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës mbahet ne burg pasi është i akuzuar për korrupsion pasiv dhe për fsheje të pasurisë.
Burimi