Bushati: Rama po e përdhunon Partinë Socialiste

Bushati: Rama po e përdhunon Partinë Socialiste

Analisti Andi Bushati ka deklaruar në Partinë Sociliste dhe në qeveri nuk ka klane, por ka vetëm një njeri që vendos, i cili është Edi Rama.
I ftuar në Syri TV, Bushati tha se PS e sundon vetëm Rama i vetëm, dhe se askush nuk guxon ta kritikojë.
Ndërsa më tej analisti theksoi se ‘vullneti pervers dhe narcist i Ramës ka arritur deri në atë pikë, që do të tregojë se unë po e përdhunoj këtë parti’.
“Ne sot kemi një qeveri Rama 1 që ‘fitoi’ në 2017 dhe po rezulton se tre çereku i saj paskan qenë hajdutë.
Ne kemi një qeveri Rama 3 që i bien kolonat kryesore të qeverisë dhe thotë se do të fitojmë zgjedhjet pranverën e ardhshme. Pra këtu kur një qeveri e gjitha me hajdutë shpallet fituese, dhe një qeveri me njerëz që ikin, duke u thënë se kanë bërë mirë punën e tyre, pretendon prap fiton, këtu do të thotë se nuk kemi të bëjmë më me zgjedhje. Këtu jemi në një frazë tek sundimi i një njeriu të vetëm.
Ikën Balla, vjen Spiropali, vjen Niko Peleshi dhe vjen Lindita, ka zero rëndësi.
Në atë parti janë iluzione të thuash ka klan balluqesh e klan lalësh. Atë parti e sundon vetëm një njeri i vetëm. A duhej folur në kongres, a duhej të ishte ndonjë kritikë. Jo mo jo.
Në këtë kuptim nuk mund të flasim me iluzione se po forcohet krahu i Ballukut apo po këputet një krah tjetër. Aty kemi të bëjmë me ushtarë të Edi Ramës.
E vetmja që nuk kuptoj është, se çfarë është ky vullnet për të njollosur kongresin.
Tani vullneti pervers dhe narcist i Ramës ka arritur deri në atë pikë, që do të tregojë se unë po e përdhunoj këtë parti. Unë mbledh kongres për ti shpallur fermanet e mia, e jo një kongres për të diskutuar se kush është më e mira për partinë“, tha Andi Bushati.
Burimi