
Braçe thirrje qytetarëve: Votoni për mua! Do të keni një deputet që nuk fle dhe nuk hesht
👁2792
Deputeti socialist Erion Braçe iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për të në zgjedhjet e 11 Majit, emri i të cilit është në listën e hapur në Tiranë.
Në një video në rrjete sociale, teksa ka shpjegon se si duhet të votojnë për PS dhe emrin e tij, Braçe thotë se qytetarët duhet të votojnë për të si një deputet që nuk hesht dhe nuk rri kot.
“Do të kesh një kuvend një deputet që nuk rri, nuk fle dhe nuk hesht, që nuk e do karrigen thjesht për të qenë deputet, që nuk e do të qenit deputet për ofiq, për t’u mburrur në këtë qytet, për t’u mburrur nga Rrogozhina në Shëngjergj apo nga Kamza në Krrabë. Jo! Një deputet që flet, diskuton, debaton, kundërshton, miraton, propozon dhe vendos.”, thotë Braçe.
Burimi