
Berisha: Tokat e bregut i grabiti mafia, ne do ia nxjerrim nga kthetrat
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat theksoi se tokat e bregut janë grabitur nga mafia që sipas tij është e lidhur ngushtë me qeverinë e Edi Ramës.
Berisha ka akuzuar qeverinë dhe disa figura të larta, përfshirë ish-ministren Olta Xhaçka për përvetësimin e pasurive të paligjshme. Ai ka përmendur rastin e Fredi Belerit, të cilin e quajti viktimë, për shkak se nuk pranoi të dorëzonte tokat për mafian shtetërore të Edi Ramës. Berisha theksoi se ka prova që tregojnë se Edi Rama dhe të tjerë kanë marrë toka të mëdha, të cilat sipas tij janë të pasqyruara në dokumente të falsifikuara. Ai ka paralajmëruar se ky proces do të ndalet dhe toka do t’u kthehet banorëve të legjitimuar.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
Keni shumë të drejtë.
I nderuar zotëri, tokat i mori Rilindja, të themi të vërtetën, sepse ai ish-kryetari i mëparshëm, Vasil Bollano, u tregua një njeri i ndershëm dhe me gjithë hetimet, nuk patën ku të gjejnë qoftë një shkelje të vetme.
Për të grabitur tokat, burgosi në mesnatë me akuza dhe dëshmitarë false, Fredi Belerin sepse ai nuk do pranonte t’ia dorëzonte Edi Ramës dhe mafies së tij shtetërore tokat.
Tani mësohet se Edi Rama, me vëllain e tij dhe Nushët kanë marrë një sipërfaqe prej 224 mijë metra tokë që nuk u takonte kurrë për të cilin nuk kanë asnjë dokument kadastral.
Burimi