Belerit i hiqet mandati, Dule: KQZ u përdor nga Rama, do ta apelojmë vendimin
Kreu i PDIU, Vangjel Dule ka folur për mediat pas vendimit të KQZ për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Dule akuzoi kryeministrin Edi Rama si autor i “vjedhjes së bashkisë së Himarës”, ndërsa tha se edhe KQZ u përdor nga ai ashtu si policia e Himarës. Ai lajmëroi se do të apelojnë vendimin, që sipas tij mos të ndodhë e njëjta gjë edhe në qytetet e tjera.
“Autori i rrëmbimit të bashkisë të Himarës dhe përvetësimit të pronave, kryeministri Edi Rama përdori insitucione që nuk duhet të kishin rënë pre e tij. Përdori policinë e Himarës, dhe sot përdori edhe KQZ. Fakti i sotëm e bën më të rënde kalvarin e shkeljeve se KQZ duhet të jetë garanti i votës së lirë. Zotit Beleri nuk iu dha e drejta të zgjedhë, në kundërshtim me gjithë të burgosurit e tjerë, nuk iu dha e drejta e votës. U shkel e drejta e komunitetit himariot për të zgjedhur. Himara drejtohet nga një kryetar pa legjitimitet drejtues. Do ta apelojmë edhe pse e dimë fundin. Qëllimi nuk është më Fredi Bleri dhe Himara, ajo që ndodhi me ta është jetike mos të ndodhë me qytete tjera. Sepse është precedent i rrezikshëm”, tha Dule.
Burimi