Ardi veliu dëshmon në komisionin TIMS, Salianji ironizon: Nuk jemi ne fajtor, nëse ti je analfabet…

Ardi veliu dëshmon në komisionin TIMS, Salianji ironizon: Nuk jemi ne fajtor, nëse ti je analfabet…

Është mbajtur këtë të martë mbledhja e radhës e komisionit hetimor TIMS.
Pas dëshmisë se Vlora Hysenit, paraqitet edhe Ardi Veliu. Ky fundit gjithashtu ka bere kërkesë qe dëshmia te jepet me dyer te mbyllura, pa praninë e  mediave. Këtë kërkesë ai e ka bër ëduke pretenduar se ka sekrete të cilat mund të
“Kërkoj që në mbledhjen e komisionit hetimor të përjashtohen publiku dhe media pasi do të deponohen të dhëna, të cilat kanë të bëjnë me jetën personale të dëshmitarëve dhe të palëve të treta. Publiciteti mund të shpërndajë të dhënat që duhen të mbeten sekret në interes të shtetit”,-tha Veliu.
Kjo kërkesë e tij nxiti debate dhe shkaktoi batuta në sallë, pasi në përfundim të fjalës së tij, Qefalia tha “shumë mirë e lexoi”. Ishte kjo thënie e tij që u prit me të qeshura nga kryetari i komisionit Ervin Salianji, gjë që shkaktoi më pas edhe debate në komision.
Pjesë nga debati:
Ardi Veliu: Nuk kam ardhur të tallesh as ti askush këtu.
Ervin Salianji: Nuk e keni fjalën ju. Kur ta keni fjalën. Atëherë do të flasësh
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Ervin Salianji: Zoti Qefalia do ta ketë ngaqë ka dyshim që dini të shkruani apo të lexoni. Me këtë gjuhë fol ndonjë vend tjetër. Bëjeni diku tjetër ku jeni mësuar.  Kur e drejtoj unë komisionin nuk e bën dot.
Ardi Veliu flet pa mikrofon
Ervin Salianji: Ti je lesh I tërë në këtë rast. Ti je kokë e këmbë lesh. Nëse ti je analfabet nuk e kemi fajin ne. Përpara meje e këtij komisioni rri me qetësi, drejtoju e përgjigju.
Toni Gogu: Nuk na kanë dhënë të drejtën të ofendojmë
për inteligjencën për të diskutuar për çështje të sigurisë rajonale dhe për të diskutuar për angazhimin e SHISH në kuadër të inteligjencës së NATO-s.
Një angazhim tjetër ishte paraqitja e drejtorit të SHISH në samitin e NATO-s në Uashington që pritet të mbahet me 10 korrik. Në asnjë rast SHISH apo drejtori nuk i është shmangur raportimit para komisionit. Kërkoj që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke pasur parasysh se flitet për problematika që lidhen me sigurinë kombëtare. Të mbrohen të dhënat e klasifikuara”, tha Hyseni.
E para që ka dëshmuar sot para këtij komisionio ka qenë drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, seancë e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, pasi kështu vendosën me forcën e kartonit deputetët e mazhorancës. Kjo është kundërshtuar nga kryetari Salianj,i i cili me nota ironike theksoi se ata po sillen si lakuriqë nate që i tremb drita.
Burimi